Skuadra spanjolle Valencia nuk po kalon në formë aspak të mirë, derisa për të shtuar krizën është përkujdesur edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Valencia ishte duke fituar në fushën e Las Palmas, por një penallti e Jonathan Vierias dhe autogoli i Shkodran Mustafit përmbysen gjithçka. Mustafi shënoi në portën e tij në minutën e 63.
Për Valencian debutoi trajneri Pako Aysteran, i cili zëvendësoi Gary Nevillen e shkarkuar ditë më parë. Valencia ndodhet në fund të tabelës dhe rrezikon të përfundojë në Ligën e Parë, shkruan albinfo.ch.
Vitin e kaluar kishin përfunduar në vendin e katërt, duke marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve. Hera e fundit që Valencia ishte në Segunda 2 ishte viti 1987.