Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se ende nuk i kanë zyrtarizuar emrat e rinj të ministrave në Qeverinë Hoti.
Mustafa ka treguar se LDK do të udhëheqë me shtatë ministri si dhe do ta ketë një zëvendëskryeministër
Më tutje Mustafa është shprehur i bindur se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti do ta marrë miratimin e deputetëve brenda dy-tre ditësh.
“Ne jemi të bindur që votat janë për qeverinë. Janë mbi 61 vota të sigurta. Nuk kemi diskutuar për asnjë emër konkretisht dhe zyrtarisht. Nuk mund t`i diskutojmë zyrtarisht emrat nëse nuk ulemi në kryesi”, ka thënë Mustafa përmes telefonit, në një intervistë për Koha.net, përcjell Albinfo.ch.