Sipas një njoftimi nga MBPZHR, Mustafa sot është takuar me Daniel Waffler, deputet në Kantonin e Cyrihut të Zvicrës, i shoqëruar nga Karl Kupper, përfaqësues i Qendrës së Kompetencave për Arsim dhe Shërbime në Bujqësi e Industri në Zvicër, shkruan koha.net.
“Me politikat tona qeveritare do të orientohemi në mbështetjen e faktorëve të prodhimit, në stimulimin e fermerëve dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për investitorët e huaj, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar të produkteve bujqësore”, ka thënë Mustafa.
Në njoftim po ashtu thuhet se delegacioni zviceran ka njoftuar ministrin kosovar me format e bashkëpunimit, “të cilat ata janë të gatshëm t’i fillojnë në sektorin e bujqësisë, si dhe në rritjen e bashkëpunimit mes të dyja shteteve në aftësimin profesionalë të kuadrove në këtë sektor”, përcjell albinfo.ch.