Skuadra e West Bromit ka arritur që ta ndal me barazim 1:1 Arsenalin e Mustafit e Xhakës në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit, transmeton albinfo.ch.
Arsenali shënoi në minutën e 83 ku Sanchez nga gjuajtja e lirë realizoi për 0:1 por vetëm 6 minuta më vonë vendasit e fituan një penallti të dyshimtë që e konkretizoi Rodriguez në gol për 1:1.
Skuadra e Arsenalit e dominoi tërë takimin por nuk arriti të arkëtonte pikë të plota. Granit Xhaka kishte një ndeshje të mirë çka nuk mund të thuhet edhe për Mustafin i cili bëri disa gabime në mbrojtje.
Dy shqiptarët e Arsenalit e mbyllën vitin 2017 në vendin e 5 me 38 pikë ndërsa në mesjave do të fillojnë vitin e ri me derbin e Londrës kundër Chelseas.