Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija e ka realizuar një gol për Hannoverin sot në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Muslija realizoi në fitoren 5:2 që e shënoi Hannoveri si mysafir i Nuernbergut në xhiron e 17-të të Bundesliga 2.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të ndërsa realizoi shtatë minuta më vonë, nga gjuajtja e lirë. Po ashtu asistoi edhe golin e pestë të Hannoverit.
https://youtu.be/jdHenB1IqpY