Shahisti shqiptar Murtez Onduzi ka arritur të fitojë vendin e dytë në një garë të shahut që zhvillohet çdo vit për festën e 1 majit në sallën e teatrit të qytetit Broung të Bressit në Francë. Ai së bashku me Bekim Hajrën nga Vushtrria ishin pjesë e kësaj gare e cila mblodhi rreth vetes mbi […]
Shahisti shqiptar
Murtez Onduzi ka arritur të fitojë vendin e dytë në një garë të shahut që zhvillohet çdo vit për festën e 1 majit në sallën e teatrit të qytetit Broung të Bressit në Francë.
Ai së bashku me Bekim Hajrën nga Vushtrria ishin pjesë e kësaj gare e cila mblodhi rreth vetes mbi 150 garues profesionistë ndërkombëtarë.
Përkundër Bekimit i cili u kualifikua për në finale por nuk pati fatin të jetë në mesin e tri vendeve kryesore, Murtez Onduzi nga Rahoveci me pesë fitore dhe dy barazime u stolis me vendin e dytë.