Përveç Kosovës, Vedat Muriqi po shkëlqen edhe në Superligën e Turqisë.
Mbrëmë, Vedat Muriqi i solli fitore Fenerbahces, duke treguar performancë të shkëlqyeshme.
Meqenëse, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në këtë verë u transferua te skuadra turke, Murqi ka deportuar shumë mirë dhe për një kohë të shkurtër ai ka fituar simpatinë e turqve.
Në ndeshjen e mbrëmshme, gladiatori i ‘Dardanëve’ ka shënuar edhe një herë golin e fitores për Fenerbahcen ndaj Denizlispor, derisa ndeshja përfundoi 2-1.
Thuhet se statistikat e Muriqit në këtë vit kanë qenë vërtet për t’u befasuar:
Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 41 paraqitje deri më tani në këtë vit për klubin dhe Përfaqësuesen e Kosovës, duke arritur të shënojë 25 gola dhe tetë asistime.