Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë.
Për shkak të formës shumë të mirë këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit, Muriqi është vlerësuar zyrtarisht si lojtari më i mirë për muajin tetor në Turqi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë 25-vjeçari përmes një postimi në rrjete sociale, përcjell albinfo.ch.
Dhjetë paraqitje, pesë gola dhe një asist, janë statistikat e Muriqit deri më tani në Turqi me fanellën e Fenerbahçes.