Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk.
Ylli kosovar po luan me sukses në dy sezonet e fundit në La Liga, por mediat turke raportojnë se “Pirati” mund të luajë në Superligën turke në sezonin e ardhshëm.
Ish-futbollisti i Gençlerbirligit, Rizesporit dhe i Fenerbahçes, mund të përfundojë tek një tjetër klub nga Stambolli.
Komentatori turk i sportit, Serkan Korkmaz, insiston se 28-vjeçari do të rikthehet në Turqi nga edicioni i ardhshëm dhe se mund të përfundojë në Galatasaray.