Futbollisti shqiptar i Mallorcas ka komentuar grupin në të cilin gjenden Kosova e Zvicra për botërorin, i cili nis të dielën.
Megjithatë, sipas tij, favorit i këtij grupi mund të jetë Izraeli. “Mendoj se Izraeli është më i mirë se Zvicra, ky është mendimi im”, tha ai për Klan Kosova, transmeton Albinfo.ch.
Derisa për kombëtaren e Kosovës ai tha se shpreson se do të arrijë të marrë pikë të mira.
Ndërkohë që ekipi favorit, sipas Muriqit, për të fituar botërorin është Argjentina.