Ka kaluar një javë që kur çiklistja e re, Muriel Furrer, vdiq pas një aksidenti në Kampionatin Botëror të Çiklizmit në Cyrih.
Ndërkohë që hetimet zyrtare janë ende duke vazhduar – hulumtimi i gazetës Blick sugjeron se 18-vjeçarja shtrihej e plagosur rëndë për më shumë se një orë e gjysmë përpara se të dallohej, transmeton albinfo.ch.
Gazeta nxjerr në përfundimin se Muriel u rrëzua në një zonë pyjore që nuk kishte rrethoja. Ajo ishte pak e fshehur nga drithi.
Vendi i përplasjes është vetëm rreth 2 km nga vendi ku jetonte Muriel. Ajo ishte ende gjallë kur u gjet, por vdiq më vonë në spital.