Si ka mundësi që të merret një këngëtare rapi dhe të përfshihen të gjithë shqiptarët në një sulm racist për të cilin besoj fuqishëm që duhet të ndëshkohet dhe pas ndëshkimit të kërkohet falje publike.
Mendoj që së pari duhet të ndëshkohet SVP nga votuesit potencial. Po ashtu, të gjithë ata shqiptaro-zviceranë të cilët kanë miq në SVP duhet të diskutojnë dhe ta ngrejnë zërin për këtë fyerje raciste e pastaj edhe t`i drejtohen edhe shoqërisë zvicerane. Fyerjet si kjo nuk i ndihmojnë askujt. Përkundrazi nxisin përçarje.
(Ridvan Murati, aktor)
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ndaj artikullit skandaloz të “Weltwoche”