Nga data 12 qershor deri mē 20 qershor, qyteti i Ferizaj dhe ai i Gjakovës do të jenë nikoqirë të festivalit të 6-të “MuralFest Kosovo”.
“Shtëpia ime…Vendi, ku gëzimi i kthimit mposht frikën e ikjes”, është moto e festivalit për këtë vit, raporton Albinfo.ch.
Edicioni 6-të, sipas organizatorēve, do t’u kushtohet sfidave që i kanë përcjellë qytetarët e Kosovës që nga eksodi ’99, rikthimin e tyre në Kosovë si dhe vështirësitë që kanë pasur në rindërtimin e shtetit. “Bëhet ndërlidhja mes të kaluarës, të ardhmes dhe kontribuimit të të rinjve në zhvillimin e shtetit, duke theksuar rëndësinë e historisë dhe rrugëtimin që Kosova ka pasur si përcaktor i të ardhmes së tyre”, thuhet në njoftim.