Dogana dhe rojat e kufijve kanë mungesë kronike të personelit. Për këtë arsye GaraNto, sindikata që mbron interesat e personelit doganor dhe të rojeve kufitare, në një konferencë shtypi të mbajtur sot në Bernë ka apeluar te institucionet e shtetit që të ndërmarrin masa në këtë drejtim.
Pak ditë më parë qeveria në nivel vendi kishte miratuar pranimin e 11 rojave të kufirit, por ky numër ishte i pamjaftueshëm për sindikatën.
Pikërisht sot, Evelin Widmer-Schlumpf, ministre përgjegjëse e resorit, ka miratuar rekrutimin edhe të 24 rojave të kufirit vetëm për regjionin e Gjenevës.