Në Spitalet Universitare të Gjenevës (HUG), shkalla e mungesës së personelit qëndron në 15 përqind – dyfishi i asaj që ishte para pandemisë.
Dhjetëra operacione duhej të shtyheshin dhe disa salla operative janë mbyllur përkohësisht.
Qendra e dytë më e madhe mjekësore universitare e vendit, CHUV në Lozanë, regjistroi një rritje të ngjashme të mungesës.
Të dy spitalet ia atribuojnë këtë fenomen “lodhjes pandemike”, e cila shkaktoi djegie fizike dhe emocionale në mesin e shumë punonjësve të kujdesit shëndetësor. //Albinfo.ch