Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka blerë 7.6 milionë euro energji vetëm për fundjavë.
KESH-i ka mbyllur procedurën e blerjes së energjisë për periudhën 20-21 gusht, duke e siguruar atë me një çmim mesatar prej 487,75 euro, përcjell Albinfo.ch.
Për të plotësuar nevojat e vendit për furnizim me energji vetëm për fundjavën është blerë 15,624 MWh.
Në bursa çmimi i energjisë ka arritur nivele rekord, duke tejkaluar nivelin prej 500 euro MWh në disa orare piku. Pak ditë më parë Korporata Elektroenergjitike anuloi procedurën për blerjen e energjisë, duke plotësuar nevojat e vendit me energji nga prodhimi vendas./Albinfo.ch