Sot, para trupit gjykues të Gjykatës regjionale të Thunit, fillon procesi gjyqësor për rastin e therjes me thikë të një mundësi zviceran, që kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar në Interlaken. I akuzuar për therjen është shqiptari nga Kosova, Rasim R. ndërsa i dëmtuari, sportisti dhe politikani lokal i SVP-UDC-se Kari Zingrich.
Sipas aktakuzës, zënka me fjalë midis mundësit zviceran dhe vëllezërve Rasim e Jeton R. kishte eskaluar pasi që Zingrich ishte sulmuar me thikë nga Rasimi.
Kështu, rasim R. akuzohet për tentim vrasjeje për çfarë mund të dënohet deri me 5 vjet heqje lirie. I kontaktuar ga gazetarët zviceranë, Zingrich ka thënë se për të nuk ka shumë rëndesi masa e dënimit. “Për mua ka më shumë rëndësi që ai, menjëherë pas vuajtjes së dënimit të dëbohet nga Zvicra. Dhe që kurrë këmba e tij të mos mund të shkelë në Zvicër”, ka sqaruar ai.
Zingrich thotë se plaga në qafë tashmë i është shëruar mirëpo e prera në dorë vazhdon t`i shkaktojë edhe më tutje dhembje, sa herë që e lëviz.
Procedura kundër vëllait të Rasimit, Jetonit, qe ndërprerë në fillim të vitit ndërsa Rasimi, i cili e ka pranuar veprën ndodhet prej disa muajsh në paraburgim.
“Klienti im ka treguar pendim dhe ka kërkuar falje ndaj z. Zingrich dhe familjes së tij”, thotë avokati i tij. Por ai shton se beson që “avokati i viktimës të mbetet pranë akuzës për tentim vrasjeje. Nga ana tjetër avokati i Rasim R., kërkon vetëm një dënim pjesërisht me kusht për Rasim R. “Klienti im kishte menduar se Zingrich po e kërcënonte vëllanë e tij, Jetonin. Si rrethanë tjetër lehtësuese, sipas avokatit në fjalë, ka qenë fakti se Rasimi, kur e ka kryer therjen,kishte qenë në gjendje të dehur.
Verdikti i gjyqit për rastin e therjes në Interlaken, do të bjerë të premten.