Vizita e kryeministrit Hashim Thaçi i cili po qëndron në New Jork, për të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përveç përpjekjeve lobuese, mund të realizojë edhe një marrëveshje të rëndësishme për veriun e Kosovës, shkruan Zëri.
Sipas kësaj gazete të paktën kështu besojnë përfaqësues të misioneve ndërkombëtare të akredituar në Kosovë.
Burime të kësaj gazete brenda këtyre misioneve deklarojnë se vizita e Thaçit në New Jork, mund të rezultojë me një marrëveshje për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri.
Kjo marrëveshje, sipas tyre, do të mund të realizohet pas një takimi që do të zhvillohet me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian dhe atyre të SHBA-së.