Skip to content

Mumin Nurisi kontratë një vjeçare në Austri

Mumin Nurisi është bërë më klub të ri. Futbollisti 20 vjeçar nga Tetova ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin e kategorisë së dytë SV Kapfenberger të Austrisë. Pas periudhës testuese që mesfushori shqiptar e kaloi të ky ekip, me paraqitjet e tij në fushë ai arriti t’i bind zyrtarët e klubit që të […]

Mumin Nurisi është bërë më klub të ri. Futbollisti 20 vjeçar nga Tetova ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me klubin e kategorisë së dytë SV Kapfenberger të Austrisë. Pas periudhës testuese që mesfushori shqiptar e kaloi të ky ekip, me paraqitjet e tij në fushë ai arriti t’i bind zyrtarët e klubit që të firmosin një kontratë një vjeçare.

Talenti 20-vjeçari kaloi në Kapfenberg nga shpresat e Dinamo Zagrebit, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Istras në Kroaci dhe Triestinas në Itali.

Ai është paraqitur për përfaqësueset U 17 të Kroacisë dhe Maqedonisë, ndërsa për këto të fundit ka luajtur edhe për U 19.

Po ashtu interes ka shprehur edhe kombëtarja e shpresave të Shqipërisë, por e gjitha do të varet nga paraqitjet e dhe lojërat e tij

Kohëve të fundit ka interes nga ana e kombëtares së shpresave të Shqipërisë për ta bërë të vetin mesfushorin e shkathët dhe kjo mbase do të varet nga paraqitjet e tij te ekipi i ri Kapfenberger.

Kategoria e dytë e kampionatit austriak do të filloj më 24 korrik.