Te skuadra zvicerane St. Gallen po rritet një talent i ri shqiptar, i cili aktualisht është 16-vjeçar. Bëhet fjalë për Muhamed Mustafin, i lindur më 24 janar 2008, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se djaloshi shqiptar është me prejardhje nga Raveni i Gostivarit dhe aktualisht mban shiritin e kapitenit te skuadra e të rinjve të St. Gallen U16 dhe U17.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit qendror. Ai admiron lojtarin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.
Me gjeneratën e U16 të St Gallen fituan kupën e Zvicrës.
Mustafi së fundmi ka nënshkruar kontratë me menaxherin Ari Shaqiri, vëllain e Xherdan Shaqirit.
Hë për hë për talentin Mustafi, disa klube të grupmoshave të reja në Zvicër kanë shprehur dëshirë që ta shohin në radhët e tyre.
Ambiciet e Mustafit janë që sa më shpejt të nënshkruajë kontratë profesionale me ekipin e parë të St Gallen.