Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Muhamed Bin Salman ka deklaruar se Izreali ka të drejtën e shtetit të tij, krahas palestinezëve, shkruan “AJ”.
“Unë besoj se secili popull, në çdo vend të botës, ka të drejtën e shtetit të tij. Palestinezët dhe izraelitët kanë të drejtë për të pasur shtetin e tyre,” tha ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se Arabia Saudite ka shumë interesa të përbashkëta me Izraelin, duke nënkuptuar këtu rivalin e përbashkët: Iranin.