Kryesia e Bashkësisë Shqiptare Islame për Zvicër njofton të gjithë shqiptarët e besimit islam se muaji i ramazanit në diasporë fillon të enjten, më 18 qershor, sikur edhe në vendlindje.
Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit Kryesia e Bashkesisë Islame Shqiptare në Zvicër ka përgëzuar besimtarët në diasporë duke iu dëshiruar agjërim të lehtë, adhurim të pa lodheshëm dhe solidaritet ndaj nevojtarëve me theks të vecantë në vendet e origjinës.
„Po ashtu kërkojmë që të jenë të përmbajtur gjatë sprovave duke reflektuar në tolerancë dhe mirekuptim“, përfundon njoftimi i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër, të nëshkruar nga kryetari, Mustafë Memeti.