Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar kontingjentin e parë të pajisjeve të reja të blera për të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të cilat u tha se do të ofrojë më shumë shërbime mjekësore dhe më kualitative.
Vlera e këtyre pajisjeve është 3.5 milionë euro, ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili theksoi se do të ato do ta ndryshojnë gjendjen në këtë institucion shëndetësor.
Ministri deklaroi se pajisjet e reja u mundësojnë që pacientëve t’u ofrohen shërbime të reja dhe kualitative.Ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë mekëto aparatura kanë qenë shumë të domosdoshme për funksionalizimin e të gjitha klinikave.
Deri në fund të këtij viti pritet që të vijnë edhe qindra shtretër me dyshekë, tavolinat operative, CT-ja e re, lampa operative etj.