Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë e ka konfirmuar arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqi.
Nga ky institucion bëhet e ditur se Krasniqi është ndaluar më 19 shkurt në pikën e kalimit të kontrollit kufitar “Gyushevo” të Bullgarisë”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës konfirmon se në mbështetje të informatave zyrtare të pranuara nga Ministria e Jashtme e Republikës së Bullgarisë, shtetasi i Republikës së Kosovës (H.K) është ndaluar më datën 19 shkurt, 2024 në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar ‘Gyushevo’”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.
MPJD po ashtu njoftoi se se Krasniqi është ndaluar pasi që i njëjti supozohet të jetë person i kërkuar nga Interpoli.
Krasniqi ishte edhe kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kuvendin komunal në Gjakovë./Klan Kosova