Piloti i një aeroplani të Ryanair që kishte brenda 184 pasagjerë, është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi zjarri shpërtheu në motorin e djathtë.
Të gjithë personat brenda bordit arritën të shpëtojnë pa ndonjë lëndim, pavarësisht se zjarri dilte nga fluturakja derisa ishte në ajër.
Piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin italian Aeroporti di Puglia në Brindisi ndërsa u raportua se zjarri shpërtheu si pasojë e disa defekteve teknike në motor, shkruan Corriere Della Sera.
Nga aviokompania është bërë e ditur se pasagjerët kanë zbritur shpejt nga fluturakja, dhe janë dërguar në terminal me autobus, transmeton albinfo.ch.
Ryanair Boeing 737-8AS aircraft (9H-QCB) engine caught fire at Brindisi Airport, Italy, nearly 200 passengers evacuated through emergency evacuation slides .
Flight FR8826 was preparing for take-off at Brindisi Airport in Italy when flames appeared from the Right engine.
The… pic.twitter.com/UBziP9pKf0
— FL360aero (@fl360aero) October 3, 2024