Së paku nëntë persona, në mesin e tyre edhe dy zjarrfikës, janë zhdukur në afërsi të qytetit francez Nica pas shirave të rrëmbyeshme që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha – ka njoftuar servisi francez Fran Info, duke u thirrur në autoritetet lokale.
Kryeministri francez Zhan Kasto ka theksuar se së bashku me Ministrin e Brendshëm do të udhëtojnë në rajonin e goditur kur kushtet klimatike të mundësojnë një gjë të tillë.
Autoritetet kanë premtuar ndihma shtesë, respektivisht se do të dërgojnë helikopterë dhe brigada zjarrfikësish në rajon.
Kryebashkiaku I Nicës Kristian Estrosi, ka theksuar se moti që dalëngadalë po përmirësohet, ka shkaktuar dëme serioze, kurse rreth 13.500 shtëpi kanë mbetur pa rrymë elektrike.