Moti i pazakonshëm i ngrohtë, me temperatura pranverore që po mbizotërojnë këtë javë në Zvicra, po rrit ndjeshëm rrezikun e ortekëve në Alpet Zvicerane, paralajmëron Institute for Snow and Avalanche Research (SLF), përcjell albinfo.ch.
Sipas SLF-së, ngrohja e motit po e dobëson shtresën e borës në shpatet malore, duke rritur mundësinë që masa bore dhe shkëmbinj të shkëputen, veçanërisht në faqet e ekspozuara.
“Blloqe shkëmbore mund të lëshohen lehtësisht, duke shkaktuar rrëshqitje potencialisht të rrezikshme,” thuhet në njoftimin e institutit.
Autoritetet paralajmërojnë se në ditët në vijim pritet një rritje e numrit të ortekëve rrëshqitës dhe u bëjnë thirrje alpinistëve, skitarëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar në zonat malore.