Elon Musk ka kërcënuar se do të braktisë blerjen e Twitter, duke akuzuar kompaninë e rrjetit social se po pengon kërkesat e tij për të mësuar më shumë mbi bazën e përdoruesve.
Letra formalizon një mosmarrëveshje që është përfolur prej javësh, pasi Musk deklaroi se marrëveshja 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter ishte në pritje, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Rrjeti social ka mbrojtur të dhënat lidhur me këto llogari, por Musk këmbëngul se ato përbëjnë një përqindje më të lartë sesa 5% i përdoruesve të përditshëm që Twitter raporton publikisht.