Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, i ka kërkuar sërish armë Perëndimit.
“Sa më shumë të kemi, aq më shpejt do të kthehet paqja”, thotë ai.
Ndërkohë gatishmëria e disa vendeve evropiane për të dërguar armë në Ukrainë ka acaruar Kremlinin zyrtar.
Moska ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasoja të rënda. I njëjti paralajmërim është lëshuar edhe në adresë të Italisë. Kjo e fundit, këtë javë pritet të miratojë një paketë të dytë ndihmash ushtarake për Kievin.