Ekspertët mjekësorë u bëjnë thirrje njerëzve që të mos marrin paracetamol para se të vaksinohen.
Disa thonë se u është këshilluar të marrin ilaçin kundër dhimbjeve më parë për të ndaluar efektet anësore.
Por ka disa prova që paracetamoli mund të zvogëlojë pak efektivitetin e vaksinës duke dobësuar prodhimin e antitrupave. Por studiuesit thonë se efektet negative janë shumë të vogla – dhe vaksina mbetet efektive.
Por autoritetet kantonale në Gjenevë dhe Vaud thonë se qetësuesit e dhimbjeve duhet të merren vetëm nëse vuani nga simptomat – jo në pritje të simptomave, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Farmacistët e Cyrihut thonë se po shesin rreth 15% më shumë paracetamol se normalisht.