Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit “Moody’s” mbrëmë ka konfirmuar vlerësimin kreditor “AAA” për Gjermaninë, duke ngritur perspektivën nga “negative ” në ” të qëndrueshme” për shkak të përmirësimit të gjendjes në eurozonë.
Është zvogëluar rreziku që Gjermania të jetë e detyruar për të marrë pjesë në një plan shpëtimi në eurozonë, tha në një deklaratë agjencia ndërkombëtare e vlerësimit. Përveç kësaj, Gjermania ka bërë shumë në konsolidimin e financave publike .
Përveç Gjermanisë, “Moody” ka rritur normën kreditore edhe për Austrinë dhe Luksemburgun, duke u dhënë vlerësimin e perspektivës në të “qëndrueshëm” nga vlerësimi “negativ” dhe duke e siguruar kështu vlerësimin “AAA”.
Ministri i austriak i financave, Michael Spindelegger ka reaguar me kënaqësi , duke vënë në dukje se vendi i tij është në rrugën e duhur. Agjencitë e vlerësimit më parë kishin rezerva për Austrinë për shkak të rrezikut nga ana e ish-bankës së Bavarisë “LB”, Hypo Alpe Adria.