Enti Federal për Migracion (BFM) ka shkelur ligjin. Këtë e ka bërë duke i dhënë gjatë njëzet viteve të fundit për menaxhim shtatë qendrat e azilit gjithnjë të njëjtës firmë.
Sipas ligjit, BFM ishte dashur që menaxhuesit për këtë shërbim t`i kërkonte përmes tenderit publik të shpallur çdo pesë vjet .
“Kemi qenë të kënaqur me shërbimet e ofruara nga kjo firmë” ka qenë përgjigja e BFM-së. Ndërkaq, firma në fjalë, që ka menaxhuar me 7 qendrat e pranimit, ka marrë nga enti në fjalë rreth 55 milionë franga në vitin 2010.
Për këtë vit, ndërkaq, siç ka njoftuar BFM radion DRS, marrja për menaxhim e të gjitha qendrave i është nënshtruar ritenderimit.