Dje në parlamentin e Maqedonisë votohej për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, por duket që shumë deputetë më shumë kanë qenë të përqëndruar në përballjet e Champions League, sesa te debati përpara votimit. Lajmi ka bërë jehonë edhe te mediat ndërkombëtare si euronews.com.
Ish ministri Samka Ibraimoski dhe deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim shihen nëpër foto të shumta sesi shikojnë përballjen Real Madrid Juventus.
Gjithsesi mocioni për mosbesim nga partia VMRO-DPMNE nuk doli i suksesshëm pasi kundër ishin 62 deputetë, ndërsa vetëm 40 e mbështetën.
