Një skulpturë prej çokollate e bërë nga një zvicerane ka magjepsur jurinë në “World Chocolate Masters” në Paris. Si e vetmja femër ajo hyri në top 10-shen.
Në “World Chocolate Masters” në Paris, në mesin e dhjetë finalistëve ishte zvicerania Geraldine Maras.
Megjithëse çmimin e parë në konkurs e kishte fituar francezi Vincent Vallée, Geraldine Maras ishte e vetmja femër në mesin e dhjetë finalistëve, prandaj ajo mund të konsiderohet mjeshtrja më e mirë femër e çokollatës në botë.
Edicioni i gjashtë i konkursit në Paris u mbajt nën moton “Frymëzim nga natyra”.
Maras ka projektuar një lopë të bërë nga çokollata. Ajo punon si menaxhere e një prodhuesi çokollatash në Freiburg.