Detyrimi për vënie të maskës në transportin publik në Zvicër po zbatohet kryesisht mirë por ka dhe rezistencë ndaj tij. Për shembull, “Rebelët e Koronës” po luftojnë kundër kësaj duke shpërndarë fletushka me përmbajtje dyshuese, shkruan 20minuten.ch.
Kohët e fundit ata kanë rekomanduar mashtrimin më të ri: kundërshtarët e maskës mund të porosisin një vërtetim mjekësor nga mjekja gjermane Monika J., me të cilin “dëshmojnë se për shkaqe mjekësore nuk mund të bartin maskë, transmeton albinfo.ch. E gjithë ajo që duhet të bëjnë është të shkruajnë fjalën e saktë në formular dhe të japin një arsye për mosmbajtjen e maskës, si “sulm paniku” ose gulçim. Natyrisht aty duhet të shkruajnë edhe emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes. Pas kësaj, vërtetimi mjekësor ju vjen Certifikata në inbox brenda 24 orësh, kundrejt një pagese prej 5 eurosh.
“Rebelat e Koronës” pohojnë se kjo praktikë është e ligjshme. Por ndryshe mendojnë disa ekspertë juridikë zviceranë të intervistuar nga 20 minuten.
Kështu, avokatja Evalotta Samuelsson, e specializuar për mjekësinë ligjore, thotë: “Nëse një diagnozë hartohet dhe bëhet pa konsultim personal, i bie që mjeku me dëshirë dhe me vetëdije po vërteton një fakt të gabuar. Duke vepruar kështu, ai shkel detyrat themelore profesionale dhe rregullat sjhtetërore”.
Një veprim i këtillë e bën të dënueshëm veprimin e mjekes në Gjermani. Por, në Zvicër, ajo nuk mund të ndiqet penalisht, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, edhe ata që porosisin çertifikata të tilla mjekësore mund të ndëshkohen, thotë Samuelsson: Një certifikatë mjekësore është një dokument.
Kushdo që nxit dikë të falsifikojë një dokument është gjithashtu i dënueshëm. Nëse procedura vërtet është ashtu siç po përshkruhet, unë mendoj se këtu ka një delikt. »
Sipas Samuelsson, nxitja e falsifikimit të dokumenteve mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet ose me gjobë, përcjell albinfo.ch. Avokatja e thotë qartë: “Nuk bëhet fjalë për ndonjë çështje të vogël ose vepër të papërfillshme”.