Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, në bashkëpunim me qytetin e Braunschweig, Gjermani, më 8 gusht organizon një aktivitet vullnetar me synim sensibilizimin e popullatës europiane mbi valën e dytë të koronavirusit si edhe promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës në integrimin në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë:
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, si e vetmja shoqatë mjekësore shqiptare e regjistruar në një shtet europian organizon në bashkëpunim me qytetin e Braunschweig aktivitetin e radhës vullnetare që ka synim sensibilizimin e popullatës europiane mbi valën e dytë të koronavirusit, por edhe promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës, si ndër vendet më të vjetra në Europë në integrimin në Bashkimin Europian.
Këtë e ka bërë të ditur Elona Haubrich, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.
