Klinika St. Georg në qytetin Eisenach (Ajsenah) të landit Tyringen të Gjermanisë ka disa vite që është bërë çerdhe e mjekëve specializant nga Kosova.
Nga gjithsejtë 12 që punojnë në këtë klinikë 10 janë në specializim.
Dr. Flokart Smajli, Specialist i Neurologjisë, Dr. Fatos Muhadri, Specializant-Intrnist, Dr. Kushtrim Ahmeti, Specializant i Radiologjisë, Dr. Blerta Gojani – Bicaj, Specializante e Neurologjisë, Dr. Remzi Gashi, Specialist i Kirurgjisë, shef reparti.
Mjekët të cilët janë duke specializuar në klinikën e Eisenach-hut (Ajsenahut) kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’u krijojnë kushte që pas përfundimit të specializimit të kthehen në vendlindje për të dhënë kontribut në shëndetësinë kosovare, transmeton RTK, përcjell albinfo.ch