Trendi i largimit është konstant, por është aktualizuar viteve të fundit. Sipas Shoqatës së mjekëve, në dy vjetët e fundit vendin e kishin lënë 280 mjekë.
Nga viti 2010 deri më sot 606 mjekë kanë kërkuar konfirmim nga Oda e Mjekëve për të shkuar jashtë vendit.
Midis tyre ka mjekë të cilët u larguan me trajnime, seminare dhe specializime të ndryshme.
Shumica e mjekëve të Maqedonisë shkojnë në Slloveni dhe Gjermani.
Sipas Sindikatës së punonjësve të shëndetësisë thonë se trendet e ikjes së mjekëve janë alarmante për shkak pagave të ulëta.