Organizata “Mjekët pa kufi“ (MSF) tha se nuk do të pranojë ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare në shenjë proteste ndaj politikave të saj rreth krizës së emigrantëve, përcjell albinfo.ch
“Mjekët pa kufi“ vitin e kaluar nga ana e institucioneve të BE-së dhe të shteteve anëtare morën 56 milionë euro.
Në deklaratën e “Mjekëve pa kufi“ thuhet se nuk do të pranojnë para në shenjë proteste ndaj “politikës së turpshme të frikësimit dhe për të intensifikuar përpjekjet për të kthyer mendjen e njerëzve nga brigjet evropiane.”
“Mjekët pa kufi“ e citonjnë si shembull marrëveshjen ndërmjet BE-së dhe Turqisë për të ndaluar valën e refugjatëve.