Mjegulla e dendur ka penguar funksionimin normal të trafikut ajror, dhe që natën e kaluar shumë fluturime janë orientuar diku tjetër ose janë anuluar nga Aeroporti i Shkupit.
Sipas informacioneve nga aeroporti janë anuluar fluturimet nga Roma dhe Stambolli, ndërsa janë orientuar në Aeroportin e Ohrit dhe atë të Prishtinës fluturimet nga Dortmundi, Frankfurti dhe Parisi.
Në të njëjtën kohë janë rioerientuar fluturimet nga Malmö dhe Stambolli.