Faqja ‘Mjedrat në Kosovë’ në rrjetet sociale ka njoftuar mjedrat nga Podujeva janë eksportuar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Mjedrat janë eksportuar nga Muhamet Murati nga fshati Llapashticë i Podujevës.
Ai ka eksportuar në Zvicër 20 tonë mjedër, duke përfshirë këtu edhe të disa fermerëve tjerë.
“Sot është bërë eksporti i parë i mjedrave nga fermeri Muhamet Murati nga fshati Llapashticë, Podujevë. Muhameti tërë mjedrën e vjelur gjatë vitit e ka ruajtur në frigoriferë me kapacitet prej 5 tonë, ku mjedrën e tij dhe të disa fermerëve të tjerë (Mehmet Brymes, Feim Ibishit etj), në total prej 20 tonë e ka eksportuar për në Zvicër. Kjo iniciative e ndërmarr nga Muhameti duhet lavdëruar”, thuhet në njoftim.

