Për rezultatin e referendumit në Maqedoni janë të interesuar personalitetet më me ndikim në Perëndim dhe kjo vërehet me vizitat e shumta që pranon Shkupi zyrtar gjatë javëve të fundit. Ditën e sotme, e martë, vizitave u shtohet edhe shefi i diplomacisë gjermane, socialdemokrati Heiko Maas. Ai do takohet me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov dhe kryeministrin Zoran Zaev.
Parashikohet edhe mbajtje e panel diskutimit ku do të marrin pjesë Mas ku do të flitet për rrugën europiane të Maqedonisë. Maas është funksionari i tretë me radhë nga Gjermania që vjen për vizitë në Maqedoni në prag të referendumit të 30 shtatorit.
Për të rezultuar i suksesshëm referendumi duhet të dalin mbi 50 përqind e votuesve dhe shumica e tyre të rrethojnë përgjigjen “po”. Në rast se dështon referendumi, atëherë Maqedonia rrezikon rrugën euro-atlantike për shumë vite të ardhshme.