Qyteti i Mitrovicës, është vizituar sot nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.
Kjo vizitë ishte lidhur me projektin për punësimin nga një anëtar të familjeve në Mitrovicë.
Problemet sociale që ka Komuna e Mitrovicës ishte një ndër temat kryesore mes Reçicës e kryetarit të komunës, Agim Bahtirit.
Gjatë bisedës ministri Reçica, u njoftua edhe për procesin e ndarjes së banesave për familjet me gjendje të rëndë sociale në Stantërg, si dhe për gjendjen në ish-objektin e Qendrës për Punë Sociale, për ruajtjen e të cilit komuna ndanë për çdo muaj shumën prej 1.600 euro, edhe pse kjo ndërtesë është nën menaxhimin e ministrisë.
Po ashtu u vizitua edhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, afër Ibrit ku ishin tubuar shumë qytetarë, familje të të cilëve janë përfituese të asistencës sociale.