Skip to content

‘Miss Kosova’ synon të shpallet ‘Miss Universe’

Camila Barraza përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar ndihmë nga populli kosovar për ta votuar atë që të bëhet “Miss Kosova” e parë fituese e “Miss Universe”

Modelja argjentinase, Camila Barraza, e cila përfaqëson Kosovën në “Miss Universe”, ka kërkuar ndihmën e popullit të Kosovës për ta votuar atë, shkruan albinfo.ch.

Ky event po mbahet në Filipine, ku modelja argjentinase shkëlqeu në paraqitjen e parë, kurse tani i nevojiten votat që të kualifikohet tutje.

Camila Barraza përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar ndihmë nga populli kosovar për ta votuar atë që të bëhet “Miss Kosova” e parë fituese e “Miss Universe”.

“Tani mund të më ndihmoni që të bëhem ‘Miss Kosova’ e parë fituese e ‘Miss Universe’, dhe është fare e lehtë. Shkarkoni aplikacionin ‘Vodi’ në telefonin tuaj, dhe nga 23 janari (sot) ju mund të votoni për mua duke përdorur kodin ‘KOSOVO’. Është fare e lehtë dhe mund të votoni 10 herë në ditë, kështu që përgatitni telefonat tuaj dhe votoni”, ka shkruar ajo në “Instagram”.