Manushi Chhillar e Indisë është zgjedhur Miss Bota 2017.
Ajo mori kurorën nga Miss Bota e vitit të shkuar, Stephanie del Valle e Puerto Ricos.
Ceremonia e madhe u mbajt të shtunën në Sanya të Kinës, transmeton Albinfo.ch.
Kjo është hera e gjashtë që India merr kurorën e më të bukurës në botë. Hera e shkuar ishte më 2000 kur fitoi Priyanka Chopra.
Andrea Meza nga Meksika ishte ndjekësja e parë, ndërsa e dyta ishte Stephanie Hill nga Anglia.