Këshilltarja Federale Viola Amherd ka thyer bërrylin gjatë shëtitjes dhe duhet të kurohet. Megjithatë, ajo vazhdon të kryejë detyrat e saj zyrtare, transmeton albinfo.ch. Më 31 korrik, ajo do të marrë pjesë në festimet kombëtare në Lucern.
Por Amherd duhet të anulojë një vizitë pune në Korenë e Jugut.
Kjo vizitë ishte planifikuar për në fillim të gushtit, siç njoftoi të martën Departamenti Federal i Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit që drejtohet nga Amherd (DDPS). Aksidenti ka ndodhur të mërkurën e kaluar. Amherd ka rrëshqitur në një shkëmb labil ndërsa ishte duke ecur në Bettmeralp VS, shkruan sda.ch.
Me këshillën e mjekut të saj, Këshilltarja Federale duhet të pushojë deri më 10 gusht.