Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka vizituar mëngjesin e sotëmt Kievin, prej ku tha se Ukraina e ka vendin në Bashkimin Evropian, raporton TheGuardian, përcjell albinfo.ch.
Baerbock ka deklaruar se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania në kuptimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për, siç tha, “si pasojë e nevojshme gjeopolitike e luftës së Rusisë”.
“Ukraina tashmë ka statusin e kandidatit. Dhe, tani po përgatitemi të marrim një vendim për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Sa i përket reformës gjyqësore dhe legjislacionit të medias, rezultatet e Ukrainës janë mbresëlënëse”, citohet të ketë thënë ajo.
Sipas saj, në rrugën e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian “ka shumë për t’u bërë në zbatimin e ligjit antioligark dhe në luftën kundër korrupsionit”.