Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ekspozitën e Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit “Anibar” në Galerinë e Arteve në Pejë, transmeton albinfo.ch. Ajo me këtë rast shoqërohej nga kryetari i kësaj Komune, Gazmend Muhaxheri.
Dumoshi u shpreh e kënaqur me entuziazmin e të rinjve kreativë dhe theksoi se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë jetën kulturore të Kosovës duke krijuar kushte më të mira.
Drejtori i Festivalit, Vullnet Sanaja e falënderoi ministren për vizitën dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.