Edhe pse numri i infeksioneve dhe shtrimeve në spital të lidhura me Covid ka rënë kohët e fundit, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) po paralajmëron se tendenca aktuale rënëse ka të ngjarë të mos zgjasë, transmeton albinfo.ch.
Kjo sepse infeksionet janë në rritje në disa kantone dhe rënia e vërejtur javët e fundit ka arritur në pikën, ku rritja mund të jetë e pritshme, sipas Patrick Mathys, kreut të seksionit të menaxhimit të krizave të FOPH.
“Fatkeqësisht, situata po përkeqësohet dhe duhet të cilësohet si e pafavorshme”, tha Mathys, duke shtuar se “ka ende shumë njerëz të ekspozuar ndaj virusit, përfshirë në grupet e rrezikut”.
Ekspertë të tjerë zviceranë kanë deklaruar më parë se moti i ftohtë do të sjellë më shumë njerëz – përfshirë ata të pavaksinuarit – në ambiente të mbyllura, duke shkaktuar më shumë ndotje.