Termeti është ndier në Tiranë, Durrës, etj.
Më herët, bazuar në të dhënat paraprake, u raportua se tërmeti ishte me magnitudë 4.74 i shkallës Richter, me epiqendër Marikajn në Vorë.
Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e pallateve të larta në Tiranë dhe Durrës, të cilëve iu është rikujtuar tmerri i 26 nëntorit. Shumë prej banorëve kanë dalë tani nga shtëpitë, shkruajne mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
